Seminar Rajonal mbi Parandalimin dhe Kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm “Trajnim Trajnerësh”

Takim rajonal midis Koordinatorëve Kombëtarë kundër Ekstremizmit të Dhunshëm të Shqipërisë dhe Kosovës
02/10/2018
Trajnim i të Rinjve kundër Bullizmit në Bulqizë
12/10/2018

Seminar Rajonal mbi Parandalimin dhe Kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm “Trajnim Trajnerësh”

Seminari u organizua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Aktiviteti u fokusua në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm (P/CVE) në Ballkanin Perëndimor (BP), me pjesëmarrjen e punonjësve të fushës të sigurisë nga rajoni dhe ligjërues të spikatur rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Përfaqësuesit e  Qendrës CVE – Shqipëri, pjesëmarrës në këtë aktivitet, theksuan rëndësinë e bashkëpunimit rajonal tashmë të nisur dhe zhvilluar në rajon, në kuadër të bashkëpunimit të Qendrave CVE në aspekte të ndryshme të lidhura me parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Rrjeti Rajonal i Koordinatorëve Kombëtarë dhe Qendrave CVE mund të ndihmojë në forcimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të vendosur tashmë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, mbështetur në qasjen e përfshirjes së gjithë shoqërisë në parandalim.

 

View Follow Follow Follow