Veprimtari informuese dhe trajnuese me temë: “Me shkollat për komunitete të sigurta”

Tryezë pune kombëtare mbi sfidat që lidhen me kthimin e luftëtarëve të huaj terroristë (FTF)
21/11/2018
“Respektimi i të Drejtave të Njeriut në kuadër të parandalimit dhe luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm…
06/12/2018

Veprimtari informuese dhe trajnuese me temë: “Me shkollat për komunitete të sigurta”

Në datat 26 dhe 27 Nëntor 2018, në mjediset e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT)  të Republikës së Kosovës, u realizua veprimtaria informuese dhe trajnuese  me temë: “Me shkollat për komunitete të sigurta”.

Veprimtaria u mundësua me mbështetjen e  Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM – Zyra në Kosovë) dhe u organizua nga MASHT, në kuadër të bashkëpunimit Rajonal me Qendrën CVE Shqipëri dhe Kosovë me kontributin e grupit të trajnerëve të Qendrës Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm të  Shqipërisë.

Pjesëmarrës dhe përfitues të veprimtarisë informuese dhe trajnuese ishin mësues dhe drejtues shkollash të niveleve të ndryshme të arsimit, psikologë shkollorë dhe punonjës social, punonjës të institucioneve vendore të arsimit dhe specialistë të MASHT.

Pjesëmarrësit u informuan për Planin e Veprimit për Parandalimin e Ekstremizimit të Dhunshëm dhe Radikalizimit që shpie në terrorizëm 2017-2020, për përvojën e Shqipërisë në fushën e luftës dhe të masave parandaluese të ndërmarra kundër ekstremizmit të dhunshëm nga Qendra CVE, në mënyrë të veçantë me atë që është zhvilluar nga arsimi shqiptar në drejtim të edukimit kundër dhunës në mjediset shkollore, të edukimit për zgjidhje paqësore të  konflikteve, të edukimit për mirëkuptim ndërkulturor dhe ndërfetar etj.

Pjesëmarrësit u përshinë në veprimtari praktike të cilat u dhanë atyre mundësinë të ndanin me njeri-tjetrin dhe me trajnerët edhe përvojën dhe kontekstin e Kosovës në këtë drejtim. Nga kjo pikëpamje, takimi shërbeu për trajnimin e pjesëmarrësve me metodologjinë e edukimit për qytetari demokratike dhe, në mënyrë të veçantë, me atë të  trajtimit të çështjeve kundërshtuese që janë bashkëudhëtare të përhershme të trajtimit të çështjeve që lidhen me ekstremizmin, fenë, konfliktet dhe diversitetin kulturor në përgjithësi.

View Follow Follow Follow