Qendra CVE mori pjesë në një trajnim për një studim kërkimor në Ballkanin Perëndimor mbi fenomenin e Ekstremizmit të Dhunshëm

Tur takimesh ndërgjegjësuese me bashki dhe prefektura
13/08/2019
Intervistë/Koordinatori Sojati: Shqipëria aktive në Koalicionin global kundër terrorit, Strategjia kombëtare është histori suksesi
11/09/2019

Qendra CVE mori pjesë në një trajnim për një studim kërkimor në Ballkanin Perëndimor mbi fenomenin e Ekstremizmit të Dhunshëm

Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm mori pjesë në trajnimin e zhvilluar nga Instituti për Paqen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Washington dhe RESOLVE Network me temë “Making Sense of Violent Extremism” i cili u realizua me Qendrën Kosovare për studimet e sigurisë në Prishtinë, Kosovë.

Ky trajnim shërbeu për t’u siguruar individëve, institucioneve dhe organizatave, burime dhe udhëzime për konceptimin, hartimin dhe ndërmarrjen e hulumtimeve të përqëndruara në fushën e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe dinamikën e terrorizmit.

Trajnimi siguroi baza teorike të nevojshme që pjesëmarrësit do të përdorin në punën e tyre të kërkimit, duke u ndalur tek qëllimi i kërkimit, artikulimi dhe transmetimi i gjetjeve në studimët e kryera, si dhe trajnimi i të tjerëve me këto teknika.