Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Oraganizata Terre des hommes firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit mes tyre mbi procesin e ri-integrimit të të riatdhesuarve nga vendet e konfliktit

Qendra CVE në konferencën kombëtare “Krijimi i komuniteteve të qëndrueshme dhe aktivizimi i të rinjve përmes modelit “Shkolla Qendër Komunitare”
28/01/2021
Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm mori pjesë në webinarin mbi dialogun ndërkulturor, ndërbesimtar dhe ndërfetar në Ballkanin Perëndimor
03/02/2021

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Oraganizata Terre des hommes firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit mes tyre mbi procesin e ri-integrimit të të riatdhesuarve nga vendet e konfliktit

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Organizata Terre des hommes firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit mes tyre mbi procesin e ri-integrimit të të riatdhesuarve nga vendet e konfliktit

Publisher: Cve.gov.al            01/02/2021

Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Zj Lejdi Dervishi dhe Drejtori Kombëtar i Organizatës Terre des hommes, Zj. Enkelejda Kallçiu, më 1 shkurt 2020, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi mes tyre në kuadër të realizimit të procesit të ri-integrimit të të riatdhesuarve nga vendet e konfliktit, me fokus fëmijët e rikthyer nga këto zona. Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm në ofrimin e asistencës për shtetasit e riatdhesuar. Memorandumi u nënshkrua nga palët me qëllim institucionalizimin e bashkëpunimit mes tyre për nismat që synojnë parandalimin, rehabilitimin dhe ri-integrimin e fëmijve përballë fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm.