Qendra CVE në bashkëpunim me MASR-në dhe Shoqatën Internacionale për Solidaritet ka realizuar zhvillimin e dy trajnimeve me mësues koordinatorë kundër ekstremizmit të dhunshëm që u përkasin Zyrave Vendore Arsimore: Lezhe, Fier, Kurbin, Durrës, Korçë dhe Pogradec.
Trajnimet u zhvilluan në kuadër të zbatimit të projektit: “Promovimi i edukimit për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm” që mbështetet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.
Gjatë zhvillimit të trajnimeve, mësuesit koordinatorë u informuan mbi shenjat që shfaqin fëmijët e radikalizuar, faktorët që shtyjnë të rinjtë drejt radikalizimit, si dhe mbi mekanizmin bashkëpunues e referues që ekziston në nivel shkolle dhe në nivel vendor.