Publisher: Cve.gov.al 12/08/2021
Publisher: Cve.gov.al 12/08/2021
Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dha kontributin e saj në seminarin me temë “Vlerësimi i riskut dhe zvogëlimi i tij”, një aktivitet që u organizua nga Fondi Global i Angazhimit dhe Qëndrueshmërisë së Komunitetit (GCERF), për rritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile që zhvillojnë aktivitetet e tyre në bashkëpunim me Qendrën CVE në fushën e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm.
Qëllimi kryesor i këtij aktivitetit ishte rritja e kapaciteteve të organizatave përfituese të granteve nga GCERF, mbi kuptimin e vlerësimit dhe zbutjes së riskut në kontekstin e projekteve që janë duke realizuar në Shqipëri dhe në rajon.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin organizata jo-fitimprurëse nga Shqipëria, Kosova, si dhe Maqedonia e Veriut, të cilat jane duke zbatuar projekte të financuara nga GCERF.