Publisher: Cve.gov.al 28/09/2021
Publisher: Cve.gov.al 28/09/2021
Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm organizoi me misionin e Terres des Hommes në Shqipëri, në qytetin e Pogradecit, trajnimin “Pranimi në komunitete i familjeve/fëmijve të kthyera nga zonat e konfliktit dhe roli parësor i Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike në procesin e ri-integrimit të tyre”. Në trajnim morën pjesë përfaqësues të bashkisë së Pogradecit, prokurorisë, policisë, punonjës social dhe psikologë.
Trajnimi dy ditor u fokusua mbi rolin e rëndësishëm të Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike gjatë procesit të ri-integrimit të shtetasve të riatdhesuar duke u ndalur në çështjet e kuadrit ligjor, strategjitë dhe institucionet përgjegjëse gjatë këtij procesi.
Ky trajnim u zhvillua me mbështetjen financiare të Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF).