Publisher: Cve.gov.al 13/10/2021
Publisher: Cve.gov.al 13/10/2021
Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, së bashku me organizatën Terre des Hommes finalizoi me sukses ciklin e trajnimeve dy-ditore për katërmbëdhjetë anëtarë të Këshillave Vendore të Sigurisë Publike nga bashkitë Tiranë, Durrës, Elbasan, Cërrik, Librazhd, Pogradec, Bulqizë dhe Peshkopi, mbi pranimin në komunitet të të kthyerve nga zonat e konfliktit. Pjesëmarrësit morën njohuri mbi çështjet që lidhen me Strategjinë dhe ndërhyrje për integrimin në një komunitet të ri të personave të kthyer, sigurinë dhe mirëqënien e tyre, koordinimin dhe punën ndërinstitucionale për lehtësimin e procesit të risocializimit, si dhe promovimin e një komuniteti mbështetës.
Ky cikël trajnimesh zhvillohet në kuadër të projektit “Reziliencë dhe Riintegrim i sigurt për fëmijët dhe nënat që kthehen nga zonat e luftës” dhe zbatohet nga Organizata Terre des Hommes me mbështetjen financiare të Global Community Engagement and Resilience Fund.