Publisher: Cve.gov.al 14/10/2021
Publisher: Cve.gov.al 14/10/2021
Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm organizoi konferencën rajonale “Roli i gruas kundër ekstremizmit të dhunshëm në Ballkanin Perëndimor” në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri. Konferenca që bashkoi Koordinatorët Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ekspertë, drejtues dhe hartues të politikave nga Shqipëria, Mal i Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut, Kosova dhe Bosnje Hercegovina pati në fokus rolin e grave në parandalimin dhe luftën kundër fenomenit.
Drejtori i Qendrës CVE, Znj. Lejdi Dervishi, në fjalën që mbajti në hapje të konferencës tha se “Përpjekjet e qeverisë për fuqizimin e grave në këtë fushë po japin rezultate shpresëdhënëse. Ngritja e rrjeteve të ndryshme për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm ka qenë në fokus të punës së Qendrës CVE, që prej krijimit të saj, dhe njëri prej këtyre rrjeteve është një rrjet grash që shërben si një platformë e hapur vullnetare, e mbështetur në vijimësi nga organizatat e shoqërisë civile”
Duke e cilësuar si një betejë sociale, znj. Dervishi u shpreh se Qendra CVE është e vendosur në realizimin e misionit të saj. Synimi është për gjithëpërfshirjen për të krijuar praktika me të mira reaguese mbi një perspektivë gjinore ndaj çështjeve të lidhura me fenomenin.
Konferenca që u organizua në tre sesione punimesh ku u diskutua mbi sfidat, shkëmbimi i eksperiencave në nivel rajonal, si dhe identifikimi i mënyrave për të punuar së bashku për çështje mbi fenomenin, u përshëndet edhe nga kreu i OSBE-së në Shqipëri, Z.Vicenzo Del Monaco dhe Zëvendësministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Z. Albert Nikolla.
Për më shumë informacion, ndiqni link-un në vijim: https://www.osce.org/sq/presence-in-albania/500842