Publisher: Cve.gov.al 19/10/2021
Publisher: Cve.gov.al 19/10/2021
Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, znj. Lejdi Dervishi, zhvilloi një takim me Atasheun e Sigurisë së Brendshme të Ambasadës Franceze në Tiranë, z. Andres, si dhe me Koordinatorin e Qendrës se Ekspertizes Franceze për Sigurinë në Europën Juglindore, përfaqësues i Ambasadës Franceze në Serbi, z. Prevelakis, për të diskutuar prioritetet e Qeverisë shqiptare lidhur me çështjet e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit.
Gjatë këtij takimi, u ndanë eksperiencat dhe prioritet e Qeverisë Shqiptare dhe Franceze për çështjet e ekstremizmit të dhunshëm. Në fokus të diskutimit ishte forcimi i bashkëpunimit dhe roli i Qeverisë Franceze në mbështetjen e të rinjve në lidhje me parandalimin e fenomeneve të ekstremizmit të dhunshëm dhe propagandës online. Gjithashtu pjesë e diskutimit ishte dhe nxitja e të rinjve drejt kërkim-studimit të këtyre fenomeneve, si një prioritet në fushën e edukimit ne nivel kombetar dhe rajonal.