Publisher: Cve.gov.al 27/01/2022
Publisher: Cve.gov.al 27/01/2022
Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, znj. Lejdi Dervishi kontribuoi si pjesë e panelit të Forumit të Gjashtë Ndër-institucional për Planin e Veprimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm që u organizua nga Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Instituti për Aktivizëm dhe Ndryshim Social në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
Në fjalën që mbajti gjatë punimeve të këtij forumi i cili u zhvillua në qytetin e Fierit më 27 Janar 2021, Znj. Dervishi theksoi domosdoshmërinë dhe rëndësinë e angazhimit të përbashkët ndër-institucional në parandalimin e fenomenit të radikalizmit brenda sistemeve të brendshme të burgjeve dhe Shërbimit të Provës. Merrnin pjesë drejtues të burgjeve të Fierit, Beratit dhe Vlorës, përfaqësues të Drejtorisë Rajonale të Policisë, të Komuniteteve fetare, të Zyrës së Prefektit, si dhe gjyqtarë e prokurorë.
Forumi u zhvillua në kuadër të programit “Përmirësimi i kapaciteteve penitenciare për adresimin e radikalizmit në burgje në Ballkanin Perëndimor”, që është pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës i Mbështetjes horizontale për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022.