Publisher: Cve.gov.al 25/02/2022
Publisher: Cve.gov.al 25/02/2022
Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, znj. Lejdi Dervishi kontribuoi në konferencën me temë: “Rishikimi dhe perspektivat e parandalimit të radikalizmit në Evropë”, që u organizua nga Ministria Franceze për Evropën dhe Punët e jashtme.
Punimet e konferencës synuan mbështetjen e përpjekjeve për përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për parandalimin e radikalizmit, evidentimin e sfidave kryesore në fushën e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm, si dhe shkëmbimin e praktikave me të mira të vendeve pjesëmarrëse.
Në fjalën e saj, Drejtori i Qendrës CVE, Znj. Lejdi Dervishi theksoi progresin e Shqipërisë lidhur me kundërshtimin dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, si dhe angazhimin e Ballkanit Perëndimor në këto çështje. Gjithashtu, Znj. Dervishi mbajti fjalën e saj në konferencë për rezultatet e arritura, manifestimin e radikalizmit, mësimet e marra nga eksperiencat dhe sfidat e ardhshme në Ballkanin Perëndimor.
Ministria franceze për Evropën dhe Punët e jashtme e organizoi konferencën në kuadër të Presidencës franceze të Këshillit të Bashkimit Evropian që u mbajt në Paris.