Qendra CVE zyrtarizon marrëveshjen e bashkëpunimit me Rektoratin e Universitetit të Tiranës

Qendra CVE dhe LKGV trajnojnë stafin psiko-social të Bashkisë Vlorë mbi menaxhimin e procesit të riintegrimit për të riatdhesuarit
10/03/2022
Drejtori i Qendrës CVE zhvilloi takim me Atasheun e Sigurisë të Francës dhe Këshilltarin francez për projektin e Ballkanit Kibernetik
28/03/2022

Qendra CVE zyrtarizon marrëveshjen e bashkëpunimit me Rektoratin e Universitetit të Tiranës

Qendra CVE zyrtarizon marrëveshjen e bashkëpunimit me Rektoratin e Universitetit të Tiranës

Publisher: Cve.gov.al            16/03/2022

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm ka zyrtarizuar marrëveshjen e bashkëpunimit me Rektoratin e Universitetit të Tiranës. Marrëveshja e Bashkëpunimit u nënshkrua nga Drejtori i Qendrës CVE, znj. Lejdi Dervishi dhe Prof. Dr. Artan Hoxha, Rektor i UT-së.
Marrëveshja synon rritjen e ndërgjegjësimit mbi format e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, promovimin e vlerave të tolerancës, paqes dhe bashkëjetesës së komuniteteve me diversitet kulturor, etnik dhe fetar tek studentët. Marrëveshja gjithashtu synon njohjen dhe formimin profesional të kandidatëve për ushtrimin e profesionit të mësuesit, psikologut, punonjësit social, juristit, punonjësve të administratës publike, gazetarisë, përmes gjetjeve të aktiviteteve kërkimore shkencore, mbi identifikimin e individëve dhe faktorët që nxisin radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm në komunitet.