Hapja e thirrjes së katërt të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës

“Rritja e kapaciteteve penitenciare në adresimin e radikalizmit në burgjet në Ballkanin Perëndimor – Lehtësia horizontale për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë II”
01/01/2019
Edicion informativ, “Shkollat 9-vjecare në fushatë kundër ekstremizmit”
26/02/2019

Hapja e thirrjes së katërt të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës

Në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 395, datë 29.04.2015 “Për miratimin e programit kombëtar të praktikave të punës në administratën shtetërore dhe institucionet e tjera publike”, i ndryshuar,  Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë shpall hapjen e thirrjes së katërt të  Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.
 
Afati për aplikim është nga data 8 shkurt deri më datë 28 shkurt 2019.
 
Aplikimi është i hapur për të rinjtë profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç,  të cilët zotërojnë minimalisht një diplomë Bachelor ose të barazvlefshme.
 
Kohëzgjatja e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës do të jetë tre muaj.
Profilet e kërkuara, numrin e pranimeve si dhe detaje të tjera i gjeni në linkun e posaçëm: http://praktika.arsimi.gov.al/   
 
Pjesëmarrësit do të përfshihen në një eksperiencë pune të integruar e në ndërveprim me profesionistë karriere në administratën publike, me qëllim përfitimin e një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive të tyre profesionale e të shprehive të tyre në praktikë.
 
Dokumentet për aplikim
a-  CV e aplikantit;
b- Diploma e përfundimit të studimeve të shkollës së lartë;
c-  Lista e notave;
d- Një letër motivimi.
Aplikimi do të bëhet online në linkun si më poshtë: