Koordinatori Kombëtar kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, z. Agron Sojati, i ftuar në aktivitetin përmbyllës të projektit “Shoqëria Civile kundër Ekstremizmit të dhunshëm”, shprehu vlerësimin e tij për punën e vlefshme që shoqëria civile dhe në veçanti Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka kryer dhe vazhdon të kryejë në komunitet.
Për Koordinatorin Kombëtar kundër ekstremizmit të dhunshëm, puna 18 mujore e 31 organizatave, në 23 qytete ka sjellë rezultate dhe një panoramë më të qartë se ku situata është më problematike dhe se, ku duhet ndërhyrë më tej, me qëllim angazhimin e shoqërisë civile në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën ndaj tij.