Drejtori i Qendrës CVE mirëpriti në takim një delegacion të Mbretërisë së Bashkuar për çështjet e ekstremizmit të dhunshëm

Qendra CVE ka realizuar me ZVA në Tiranë trajnimin me mësuesit mbështetës që do të asistojnë në komunitet fëmijët e rikthyer nga zonat e konfliktit
03/02/2022
Qendra CVE kontribuoi në trajnimin e WCDCA-së për një prindërim pozitiv
04/02/2022

Drejtori i Qendrës CVE mirëpriti në takim një delegacion të Mbretërisë së Bashkuar për çështjet e ekstremizmit të dhunshëm

Drejtori i Qendrës CVE mirëpriti në takim një delegacion të Mbretërisë së Bashkuar për çështjet e ekstremizmit të dhunshëm.

Publisher: Cve.gov.al            04/02/2022

Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, znj. Lejdi Dervishi, zhvilloi takim  me një delegacion të Mbretërisë së Bashkuar, i cili përbëhej nga Zyrtari Ndërlidhës i Policisë Britanike për Antiterrorin me seli në Romë, që mbulon vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësuesi i Ambasadës Britanike në Beograd, që mbulon çështjet e lidhura me fenomenin në rajonin tonë.

Takimi u fokusua në çështjet e bashkëpunimit rajonal, si dhe bilateral midis palëve, fuqizimin e të rinjve për konceptet e sigurisë, për mbrojtjen e të drejtës dhe lirisë së fjalës, si dhe për kërcënimet që sjell fenomeni i radikalizmit për sigurinë. Në takim u diskutua edhe për iniciativën rajonale të promovuar nga Franca në kuadër të angazhimit të institucioneve evropiane, ku do të marrë pjesë edhe Drejtori i Qendrës CVE. Në këtë iniciativë rajonale, Znj. Dervishi do të prezantojë modelin e Shqipërisë në parandalimin dhe kundërshtimin e fenomenit, sfidat dhe arritjet në nivel kombëtar.