Drejtori i Qendrës CVE zhvillon vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Shpallje Kandidati Fitues!
12/07/2022
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
15/08/2022

Drejtori i Qendrës CVE zhvillon vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Drejtori i Qendrës CVE zhvillon vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Publisher: Cve.gov.al            09/08/2022

Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Z. Denion Meidani ka zhvilluar një vizitë zyrtare së bashku me përfaqësues të qendrës pranë disa institucioneve në Republikën e Kosovës.

Takim me Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës Z. Xhelal Zveçla.

Gjatë këtij takimi, theksi u vu mbi rritjen e bashkëpunimit dypalësh, shkëmbimin e informacioneve dhe ngritjen e sistemeve për monitorimin e personave të kthyer nga zonat e konfliktit Siri dhe Irak me qëllim parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Gjithashtu, Ministri Zveçla, shprehu mbështetjen e tij për rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve në fushën e parandalimit dhe luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm si dhe çdo iniciative bilaterale dhe rajonale për këtë qëllim.

Workshop tek Drejtoria e Departamentit të Sigurisë Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme të republikës së Kosovës me drejtorin Z. Mensur Hoti dhe përfaqësuesit e Divizionit për Parandalimin dhe Ri-integrimin e personave të Rikthyer.

Gjatë këtij workshopi u diskutua për rritjen e bashkëpunimit dypalësh, shkëmbimin e informacioneve dhe sistemeve të ndërtuara për monitorimin e personave të kthyer nga zonat e konfliktit Siri dhe Irak me qëllim parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Qenda CVE është në koordinim e sipër me IOM për ndërtimin e një sistemi të menaxhimit të dhënave “database” edhe në vendin tonë ashtu sikurse është tashmë i krijuar në Kosovë, nisur nga fakti që krijimi i një sistemi të tillë të menaxhimit të dhënave në sistemin e institucioneve të vuajtjes së dënimit në vendin tonë është shumë i rëndësishëm për përmbushjen e misionit të Qendrës dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Takim me Ministrin e Mbrojtjes të republikës së Kosovës, Z. Armend Mehaj. Gjatë këtij takimi palët diskutuan lidhur me situatën e sigurisë në vend dhe rajon, ndikimin negativ që kanë në rajon individët me sjellje radikale, si dhe për rrezikun e radikalizimit të individëve apo grupeve, të cilat sjellin destabilitet në krijimin e nje mjedisi të qetë e të sigurt. Rëndësi e veçantë gjatë diskutimit u vu edhe mbi edukimin si hallka parësore si dhe në bashkëjetesën mes komuniteteve duke respektuar te drejtat e gjithë secilit.

Takim me Z. Lulzim Fushtica, përfaqësues i Organizatës Ndërkombëtare për Migracion (IOM) Kosovë si dhe me Ambasadorin e Norvegjisë për Kosovën dhe Shqipërinë SH.T.Z Jens Erik Grøndahl.

Gjatë takimit më Z. Fushtica, u diskutua mbi rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh në projektet në mbështetje të veprimtarisë dhe misionit të Qendrës CVE.

Sa i përket takimit me Ambasadorin e Norvegjisë, Ambasadori Grøndahl u njoh nga Drejtori i Qendrës CVE, Z. Denion Meidani mbi aktivitetin dhe misionin e kësaj qendre. Gjithashtu, nisur nga fakti që Ambasadori Grøndahl, mbulon dhe vendin tonë në aktivitetin e tij diplomatik për vendet Nordike, iu kërkua rritja e bashkëpunimit mes Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Institucioneve Nordike për Parandalimin dhe Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizmin.

Pjesë e vizitës zyrtare në Republikën e Kosovës ishin edhe Znj. Fatilda Smajlaj, përgjegjëse për Sektorin e Edukimit dhe Kërkimit dhe Z. Ermal Jauri, përgjegjës për sektorin e Shoqërisë Civile dhe Sigurisë, pranë Qendrës CVE.