Qendra CVE kontribuoi në seminarin e OSBE-së mbi qeverisjen efektive të sektorit të sigurisë përmes partneritet ndërmjet institucioneve të sektorit të sigurisë dhe shoqërisë civile

Qendra CVE organizon tryezën e punës me GCERF dhe përfaqësues të ambasadave në vend mbi eksperiencën në parandalimin e radikalizmit
22/11/2021
Qendra CVE koordinoi dhe monitoroi trajnimin e IDM-së për mbështetjen rehabilituese dhe riintegruese për personat e kthyer nga zonat e konfliktit
22/11/2021

Qendra CVE kontribuoi në seminarin e OSBE-së mbi qeverisjen efektive të sektorit të sigurisë përmes partneritet ndërmjet institucioneve të sektorit të sigurisë dhe shoqërisë civile

Qendra CVE kontribuoi në seminarin e OSBE-së mbi qeverisjen efektive të sektorit të sigurisë përmes partneritet ndërmjet institucioneve të sektorit të sigurisë dhe shoqërisë civile

Publisher: Cve.gov.al            22/11/2021

Qendra  e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm kontribuoi në seminarin e zhvilluar nga prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe ministria e Mbrojtjes së Austrisë, me fokus “Qeverisja efektive e Sektorit të Sigurisë përmes Partneritetit ndërmjet Institucioneve të Sektorit të Sigurisë dhe Shoqërisë Civile”.

Seminari synoi rritjen e ndërgjegjësimit të përfaqësuesve të sektorit të sigurisë dhe të shoqërisë civile për qeverisjen dhe reformën e sektorit të sigurisë, rolin e bashkëpunimit me njëri-tjetrin në këtë kontekst, identifikimin e nevojave dhe mundësive ndërmjet institucioneve të sektorit të sigurisë dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile për të punuar më tej së bashku, si dhe krijimin e një mundësie për shkëmbim dhe rrjetëzim ndërinstitucional.

Qendra CVE u përfaqësua nga Drejtori, Znj. Lejdi Dervishi dhe specialistët e sektorit të Koordinimit për Çështjet e Shoqërisë Civile dhe Sigurisë pranë Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.