Publisher: Cve.gov.al 08/09/2020
Publisher: Cve.gov.al 08/09/2020
Qendra CVE mori pjesë në tryezën e punës mbi “Rolin e Tolerancës Fetare për parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm” që u zhvilluanë bashkëpunim me Këshillin Ndërfetar në Shqipëri, në kuadër të projektit “Aktivitete edukative të bazuara në vlera, për të parandaluar Ekstremizmin e Dhunshëm tek të rinjtë në Shqipëri”. Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian me mbështetje të Hedayah dhe implementohet nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.
Apeli i përfaqësuesve të komuniteteve fetare për të rinjtë në Shqipëri ishte: “Asnjë shoqëri nuk është e mbrojtur nga fenomeni i ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, ndaj përherë duhet të jemi të bashkuar dhe vigjilentë ndaj formave në të cilat ky fenomen shfaqet”, si dhe të qëndrojnë larg konflikteve.Të rinjtë të frymëzohen nga harmonia e toleranca fetare, dhe të respektojnë dialogun ndërfetar dhe mirëkuptimin mes besimeve të ndryshme.