Mundësi financimi të iniciativave të Organizatave të Shoqërisë Civile që punojnë në fushën e parandalimit dhe kundërshtimit të ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri

Drejtori i Qendrës CVE mbështet zhvillimin e seminarit të dytë kombëtar për OSHC-të që punojnë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri
24/07/2020
Qendra CVE mori pjesë në tryezën e punës mbi “Rolin e tolerancës fetare për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm” të organizuar në bashkëpunim me këshillin ndërfetar në Shqipëri
08/09/2020

Mundësi financimi të iniciativave të Organizatave të Shoqërisë Civile që punojnë në fushën e parandalimit dhe kundërshtimit të ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri

21/08/2020

Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, në kuadër të bashkëpunimit rajonal po bashkëpunon me Fondin Global të Angazhimit dhe Qëndrueshmërisë së Komunitetit (GCERF) i cili është një fondacion zviceran me sekretariat të vendosur në Gjenevë, Zvicër. Ai drejtohet nga një bord i përbërë nga shumë aktorë me përfaqësues nga shtete të ndryshme. Për më shumë, shihni linkun https://www.gcerf.org/governance/. Fokusi i punës së GCERF-it është puna me grupe të shoqërisë civile dhe Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC) të cilat kanë besimin e komunitetit ku punojnë.

Në këtë kuadër, GCERF, në bashkëpunim me RAFP në Ballkanin Perëndimor, ka kënaqësinë të shpallë një thirrje për shprehje interesi për OSHC-të në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut për të zhvilluar një konsorcium dhe për t’u bërë një Përfitues Kryesor i financimit të GCERF-it, nëpërmjet Mekanizmit të Financimit të Përshpejtuar.

Thirrja synon mbështetjen e iniciativave që synojnë krijimin e mjedisit të përshtatshëm për rehabilitimin dhe ri-integrimin e Luftëtarëve të Huaj Terroristë dhe familjeve të tyre. Dokumentet e thirrjes i gjeni në linkun https://www.gcerf.org/call-for-application-westernbalkans/.

Të gjitha shprehjet e interesit duhet të plotësohen dhe dorëzohen në mënyrë elektronike në call.westernbalkans@gcerf.org deri më datën 27.09.2020. Emaili duhet të shënohet si ‘EOI-ALBANIA’, ‘EOI-KOSOVO’, ose ‘EOI-MAQEDONIA Veriore’ – në rreshtin e temës – varësisht nga vendi për të cilin po aplikoni. Mosvendosja e ‘EOI-ALBANIA’ në kokën e emailit, mund të kompromentojë pranimin e aplikimit tuaj.

Qendra CVE, në kuadër të partneritetit të frytshëm me organizatat e shoqërisë civile nëpërmjet qasjes së përfshirjes së të gjithë shoqërisë, nxit të gjithë aktorët e shoqërisë civile që legjitimohen sipas kritereve të përcaktuar nga GCERF, të aplikojnë në këtë thirrje të hapur.

View Follow Follow Follow