Publisher: Cve.gov.al 14/05/2021
Publisher: Cve.gov.al 14/05/2021
Qendra CVE në bashkëpunim me Komitetin Shqiptar të Helsinkit dhe Ministrinë e Arsimit e Sportit dhe Rinisë organizoi aktivitetin e parë “Talk Show” me nxënës të shkollave në zonat rurale, dhe konkretisht me gjimnazistë nga qyteti i Rrëshenit.
Ky aktivitet synon të nxisë nxënësit e shkollave të mesme në zonat rurale drejt të menduarit kritik, debateve konstruktive, pranimit dhe promovimit të diversitetit, kuptimit dhe debatit më frytdhënës për ekstremizmin e dhunshëm dhe çështjeve që lidhen me të, si dhe për të ndihmuar të rinjtë në nevojë që janë në rrezik radikalizimi apo edhe rekrutimi. Njëherazi, synon edhe rritjen e kapaciteteve të mësuesve në shkollat e mesme në vendin tonë.
Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit “Konsolidimi i Qëndrueshmërisë Komunitare ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm duke fuqizuar Rininë”, i cili mbështetet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe është i pari prej pesë aktiviteteve të tilla që pritet të realizohen në vijim.