Qendra kundër ekstremizmit të dhunshëm trajnon organizatat e shoqërise civile në Korçë.

Intervistë/Koordinatori Sojati: Shqipëria aktive në Koalicionin global kundër terrorit, Strategjia kombëtare është histori suksesi
11/09/2019
Intervistë/Koordinatori Sojati: E kemi të pamundur të flasim me autoritetet që mbajnë 73 shqiptarët në kampet e zonave të konfliktit në Siri dhe Irak
14/10/2019

Qendra kundër ekstremizmit të dhunshëm trajnon organizatat e shoqërise civile në Korçë.

Qendra CVE në bashkëpunim me Këshillin Ndërfetar dhe me Qendrën për Nisma Ligjore Qytetare realizoi, nga 11-13 shtator, trajnimin e dytë të organizatave të shoqërisë civile të qarkut të Kor ës.

Trajnimi treditor u realizua në qytetin e Pogradecit. Morën pjesë rreth 20 pjesëmarrës nga 17 organizata që punojnë në këtë rajon të vendit, kryesisht me grupe të marxhinalizuara të shoqërisë. Pjesëmarrësit u njohën me Planin Kombëtar të Veprimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm si dhe me veprimtarinë e institucioneve shtetërore që punojnë në këtë fushë.

Nje moment i ve antë gjatë trajnimit ka qenë njohja e të pranishmeve me historikun e besimeve fetare zyrtare në Shqipëri, por i trajtuar në këndvështrim antropologjik, që u shoqërua me një analizë te detajuar të koncepteve që përfshin kjo fushë. Po në këtë kontekst, pjesëmarrësit u njohën me elemente konkretë të bashkëpunimit dhe harmonisë ndërfetare në vite duke u ndalur në njohuri mbi elemente konkrete të fesë myslimane në vend.