Takim rajonal midis Koordinatorëve Kombëtarë kundër Ekstremizmit të Dhunshëm të Shqipërisë dhe Kosovës

Konfererenca Rajonale: Parandalimi i radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshem në platformat e rrjeteve sociale në Ballkanin Perëndimor
06/06/2018
Seminar Rajonal mbi Parandalimin dhe Kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm “Trajnim Trajnerësh”
03/10/2018

Takim rajonal midis Koordinatorëve Kombëtarë kundër Ekstremizmit të Dhunshëm të Shqipërisë dhe Kosovës

U zhvillua pranë zyrave të Qendrës CVE në Tiranë, takimi rajonal i radhës midis Koordinatorëve Kombëtarë kundër Ekstremizmit të Dhunshëm të Kosovës dhe Shqipërisë. Koordinatori Kombëtar kundër Ekstremizmit të Dhunshëm / Drejtor i Qendrës CVE, z. Agron Sojati shkëmbeu ide dhe eksperienca me homologun e tij Kosovar sëbashku me delegacionin që e shoqëronte atë nga Këshilli i Sigurisë së Kosovës, në lidhje me zhvillimet e Shqipërisë mbi zbatimin e Planit të Veprimit Kombëtar. Bisedat u fokusuan mbi bashkëpunimin dhe koordinimin e Qendrës CVE dhe aktorëve të tretë në fushën e arsimit, drejtësisë dhe policimit në komunitet.

Takimi erdhi në kuadër të një organizimi me kërkesë të Koordinatorit Kombëtar të Kosovës, i cili po zhvillon takime me çdo përfaqësues të fushës në shtetet e Ballkanit Perëndimor.