Publisher: Cve.gov.al 23/08/2021
Publisher: Cve.gov.al 23/08/2021
Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm përfundoi fazën e dytë të trajnimit të metodologjisë MoviEQ për 10 (dhjetë) facilitatorë shqiptarë nga institucione të ndryshme të linjës. Ky bashkëpunim me Qendrën CVE dhe Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Shqipëri; Bosnjë dhe Hercegovinë; dhe Kosovë, në kuadër të një projekti rajonal të mbështetur nga Qeveria e Holandës ka si qëllim zbatimin e kësaj metodologjie në Ballkanin Perëndimor.
Aktiviteti i mbajtur në Kosovë u fokusua në krijimin e kapaciteteve të këtyre profesionistëve në zhvillimin e aftësive ripërtëritëse, inteligjencës emocionale dhe aftësive të të menduarit aktiv dhe kritik në parandalimin dhe luftimin e koncepteve të ekstremizmit të dhunshëm.
Gjatë këtij aktiviteti, të gjithë facilitatorët u testuan dhe u vlerësuan mbi aftësinë e tyre për të kryer këtë metodologji trajnimi në komunitete, veçanërisht me adoleshentët dhe për herë të parë, Shqipëria ka grupin e saj të profesionistëve të kësaj metodologjie, i cili është akredituar nga Universiteti i Cambridge.
Profesionistët e trajnuar do të bëhen trajnerë për kolegë të tjerë të ministrive të ndryshme të linjës, që bashkëpunojnë me Qendrën CVE me qëllim parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe rritjen e kapaciteteve për shoqëri sa më të qëndrueshme.