Publisher: Cve.gov.al 22/02/2022
Publisher: Cve.gov.al 22/02/2022
Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në bashkëpunim me Institutin për Aktivizëm dhe Ndryshim Social (IANS) dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve (DPB) organizuan forumin e parë ndër-institucional mbi aspektet e rehabilitimit dhe ri-integrimin e të burgosurve ekstremistë të dhunshëm dhe të radikalizuar në sistemin penitenciar shqiptar.
Forumi, që u organizua në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës të mbështetjes horizontale për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022, shërbeu për shkëmbimin dhe koordinimin e ndërhyrjeve para dhe pas lirimit të të burgosurve, të cilët kërkojnë qasje gjithëpërfshirëse të aktorëve të ndryshëm shtetërorë dhe joshtetërorë.