Drejtori i CVE Meidani dhe Ambasadori i Vendeve të Ulëta, Reinout Vos vizitë në I.E.V.P Pogradec e Korçë

Meidani pret këshilltarin e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve për programet rajonale të Antiterrorit.
08/02/2023
Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në programin e rrjetit të Qytete të Forta, Sarajevë, Bosnjë & Hercegovinë organizuar nga “Rrjeti rajonal i Ballkanit Perëndimor”
20/02/2023

Drejtori i CVE Meidani dhe Ambasadori i Vendeve të Ulëta, Reinout Vos vizitë në I.E.V.P Pogradec e Korçë

Drejtori i CVE Meidani dhe Ambasadori i Vendeve të Ulëta, Reinout Vos vizitë në I.E.V.P Pogradec e Korçë

Publisher: Cve.gov.al            09/02/2023

Në vijim të aktiviteteve, trajnimeve dhe tryezave të rrumbullakëta me aktorët e vijës së parë, për evidentimin dhe trajtimin e fenomenit të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në sistemin e burgjeve, në zbatim të strategjisë dhe planit të veprimit për luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, Drejtori i Qendrës së Koodinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Denion Meidani i shoqëruar nga Ambasadori i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Reinout Vos dhe Admir Abrija, Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve morën pjesë në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Instituti për Aktivizëm dhe Ndryshim Social (IANS), në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale të Drenovës me temë “Ndarja e informacionit gjatë procesit të rehabilitimit dhe përgatitjes për lirim – Rolet institucionale të aktorëve të përfshirë në këto procese”.

 

Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, i kushton një rëndësi të veçantë trajtimit dhe menaxhimit të të dënuarve për vepra të rënda që lidhen me terrorizimin dhe krimin e organizuar, niveli i informacionit që administrohet dhe mënyra e shpërndarjes së këtij informacioni mbetet një komponent po aq i rëndësishëm sa edhe qëllimi për të cilin kryhet ndërhyrja. Me rëndësi të madhe janë gjithashtu nevoja për reagim dhe shkëmbim, ndaj theksi i këtij takimi ishte mbi mundësitë për të përmirësuar aftësinë e shkëmbimit të informacionit dhe përballueshmërinë e sistemeve kyçe të zbatimit të ligjit dhe të drejtësisë penale.

Në këtë tryezë morën pjesë Erinda Bllaca, Instituti për Aktivizëm dhe Ndryshim Social, Ferdinand Zere, nga Drejtoria Vendore e Policisë së Shtetit, Altin Gusho, Drejtor i IEVP, Klevis Qose, Drejtor i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, Paulin Rajta, Drejtor i Policisë së Burgjeve, aktorë të vijës së parë në sistemin e burgjeve, përfaqësues të komuniteteve fetare si dhe përfaqësues të bashkisë ku theksua rëndësia mbi menaxhimin e të dënuarve për vepra penale që lidhen me terrorizmin, ndjeshmëri e cila shndërrohet në një faktor të rëndësishëm kontekstual që ndërlidhet me sigurinë dinamike brenda sistemit të burgjeve, kontekstet dhe roli i familjes gjatë periudhës së privimit të lirisë, ndërveprimi për aktivitetin rehabilitues – përmes qëllimeve specifike të dakordësuara me të dënuarit, etj.

Të gjitha këto qasje, do të funksionojnë dhe do të shndërrojnë një praktikë të zakonshme në një praktikë të mirë për t’u replikuar me qëllim parandalimin dhe kundërshtimin e këtij fenomeni.

Në fjalën e tij të hapjes, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Abrija, falënderoi Ambasadorin Vos për mbështetjen e vazhdueshme që Ambasada e Vendeve të Ulëta në Tiranë ka dhënë për sistemin e burgjeve. Gjithashtu, ai falënderoi Drejtorin e Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, z. Meidani për bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy isntitucioneve në trajtimin e fenomenit si dhe për koordinimin e aktiviteteve të tilla të cilat kanë një rëndësi të veçantë në luftën kundër radikalizmit dhe ekstremizmit në sistemin e burgjeve.

 

Drejtor Meidani, pasi falënderoi z. Abrija dhe znj. Blaca, nga Instituti për Aktivizëm dhe Ndryshim Social për bashkëpunimin, punën e bërë në këtë drejtim dhe organizimin e këtij aktiviteti, garantoi se Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm mbetet e palëkundur për të luftuar me çdo kusht dhe

pa rezerva fenomenin e radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizimit jo vetëm në sistemin e burgjeve por kudo shfaqet si fenomen. Gjithashtu, ai i adresoi një falënderim të veçantë Ambasadorit Vos për mbështetjen që Ambasada e Vendeve të Ulëta ka dhënë jo vetëm në mbështetje të iniciativave dhe aktiviteteve që Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Ministria e Brendshme ka ndërmarrë për luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit, pa të cilën nuk do të ishin këto rezultate pune që kemi sot.

Ambasadori i Vendeve të Ulëta, Vos, pasi falënderoi drejtuesit e institucioneve shqiptare, për punën e kryer bashkërisht në këtë drejtim, garantoi se mbështetja e vendit të tij do të vazhdojë të jetë e pa kursyer në rritjen e kapaciteteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Qendrën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në luftën e përbashkët kundër ekstremizmit dhe terrorizmit.

Në përfundim të aktivitetit, u zhvillua dhe eventi i inaugurimit të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimve Penale në Pojska, Pogradec, institucion i cili u rinovua totalisht sipas standardeve perëndimore me mbështetjen dhe financimin e Ambasadës së Vendeve të Ulëta në Tiranë, në kuadër të ndihmës që kjo Ambasadë jep në sistemin e burgjeve.