Belgjikë/Forcim i bashkëpunimit ndërinstitucional në luftën kundër ektremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit

Durrës – Konferenca Rajonale, mbi sfidat e qasjeve post-penale për të dënuarit për veprat penale të terrorizmit
23/06/2023
CVE në Seminarin Rajonal për Përmirësimin e Monitorimit të Burgjeve dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në Sarajevë
14/09/2023

Belgjikë/Forcim i bashkëpunimit ndërinstitucional në luftën kundër ektremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit

Belgjikë/Forcim i bashkëpunimit ndërinstitucional në luftën kundër ektremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit

Publisher: Cve.gov.al 30/06/2023

Në datat 25-30 Qershor, një delegacioni shqiptar, kryesuar nga Drejtori i Qendrës Kundër Ektremizmit të Dhunshëm, Denion Meidani, i përbërë nga përfaqësues të Kabinetit të Ministrit të Brendshëm, Shërbimit Informativ të Shtetit, Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit dhe Pastrimit të Parave dhe Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrotjes, me mbështetjen e GIZ Shqipëri, zhvilloi një vizitë zyrtare në Bruksel me fokus në bashkëpunimin ndërinstitucional në ‘Fusion Center’ CUTA dhe aktorët e tjerë të përfshirë në luftën kundër ektremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja me modelin belg për ‘Fusion Center’ dhe praktikat më të mira në luftën kundër ektremizmit dhe terrorizmit, forcimi i bashkëpunimit bilateral dhe eksplorimi i mundësive për bashkëpunim në këtë fushë.

Delegacioni zhvilloi takime konstruktive dhe angazhime me interesat e ndryshme, përfshirë ‘Fusion Center – CUTA’, Njësinë Belge të Inteligjencës Financiare, Shërbimin Belg të Inteligjencës, Sistemin e Burgjeve të Belgjikës, si dhe përfaqësues të Policisë Federale dhe Lokale.

Takimi në CUTA u vlerësua të ishte i jashtëzakonshëm për shkak të faktit se të dyja palët ndanë shkëmbime të vlefshme sfidash, mendimesh, përvojash dhe praktikash më të mira në fushën e luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe sistemit të vlerësimit kombëtar të kërcënimeve dhe menaxhimit të krizës. Diskutimet u përqendruan në rritjen e efektshmërisë strategjike dhe operative, forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të inteligjencës dhe informacionit midis institucioneve të përfshira në këtë front të përbashkët, e cila synon të promovojë një përgjigje të koordinuar, adekuate dhe në kohë ndaj kërcënimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Vizita në Belgjikë, pas takimit me përfaqësues të Njësisë Belgë të Inteligjencës Financiare, Prokurorisë Belge, përfshiu gjithashtu takime me përfaqësues të Sistemit të Burgjeve të Belgjikës, duke njohur rolin kritik të programeve për rehabilitimin dhe deradikalizimin, si dhe në parandalimin e përhapjes së ekstremizmit të dhunshëm brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit dhe shërbimit të provës. Shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira në këtë fushë do të kontribuojë në ndërhyrjen më të efektshme në vendin tonë dhe do të zvogëlojë rrezikun e radikalizimit në ambiente burgjesh.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm i kësaj vizite ishte takimi me përfaqësues të njësisë së inteligjencës së policisë kriminale ‘INTEL’ në Antwerp, njësisë BELFI dhe Task Forcës Lokale në Wettern, të cilat luajnë një rol instrumental në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit.

Vizita vijoi më tej me takimet në terren me Policinë lokale, që ofruan gatishmërinë e tyre për të vënë në dispozicion “know-how” dhe mjete të zhvilluara, si dhe aktorë të tjerë lokalë, të cilët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit efektiv për zbatimin e ligjit dhe shkëmbimin e inteligjencës. Të dyja palët pranuan nevojën për përpjekje të përbashkëta për të parandaluar dhe reaguar ndaj aktorëve të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, duke siguruar kështu sigurinë e të dy vendeve tona dhe komunitetit ndërkombëtar më gjerësisht.

“Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin e vazhdueshëm midis Shqipërisë dhe Belgjikës në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Ajo reflekton angazhimin e përbashkët për një qasje të gjerë dhe shumëdimensionale që adreson shkaqet themelore të radikalizimit, prish rrjetet terroriste dhe promovon rezistencën e komunitetit duke bashkuar forcat. Ne forcojmë kapacitetin tonë kolektiv për të luftuar kërcënimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe për të siguruar sigurinë dhe mbrojtjen e shoqërive tona të respektive”, theksoi z. Meidani.

“Shprehim mirënjohjen tonë më të thellë ndaj kolegëve tanë belgë për mikpritjen e tyre të ngrohtë dhe angazhimin e tyre për të bashkëpunuar me Shqipërinë në këtë përpjekje të rëndësishme. Ne presim me padurim thellimin e këtij bashkëpunimi dhe ndërtimin e një të ardhme më të sigurtë dhe më të qëndrueshme së bashku”, tha kreu i CVE.

Nga ana tjetër, përfaqësues të Policisë Belge u shprehën të gatshëm për firmosjen e një “Memorandumi Mirëkuptimi” mes Policisë Belge dhe asaj Shqiptare, duke i ofruar gjithë ekspertizën dhe përvojën e nevojshme për rritjen e kapaciteteve në luftën kundër ektremizmit dhe terrorizmit.

Gjithashtu, Drejtori i ‘Fusion Center – CUTA’, duke premtuar se do të vizitonte Shqipërinë së shpejti, ofroi asistencën e institucionit që ai drejton për trajnime, shkëmbim të përvojave dhe procedurave në krijimin e ‘Fusion Center’ në Shqipëri.