Aktiviteti Përmbyllës – Programi “Shoqëria Civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”

“Seminar mbi Zhvillimin e Strategjive për Rehabilitimin dhe Riintegrimin e Luftëtarëve të Huaj” (IRC-N7-W-18)
14/11/2018
Prezantimi i studimit: “Perspektivat Komunitare për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri”
15/11/2018

Aktiviteti Përmbyllës – Programi “Shoqëria Civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”

Koordinatori Kombëtar kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, z. Agron Sojati, i ftuar në aktivitetin përmbyllës të projektit “Shoqëria Civile kundër Ekstremizmit të dhunshëm”, shprehu vlerësimin e tij për punën e vlefshme që shoqëria civile dhe në veçanti Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka kryer dhe vazhdon të kryejë në komunitet.

Për Koordinatorin Kombëtar kundër ekstremizmit të dhunshëm, puna 18 mujore e 31 organizatave, në 23 qytete ka sjellë rezultate dhe një panoramë më të qartë se ku situata është më problematike dhe se,  ku duhet ndërhyrë më tej, me qëllim angazhimin e shoqërisë civile në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën ndaj tij.