Tryezë pune kombëtare mbi sfidat që lidhen me kthimin e luftëtarëve të huaj terroristë (FTF)

Photo Gallery
19/11/2018
Veprimtari informuese dhe trajnuese me temë: “Me shkollat për komunitete të sigurta”
27/11/2018

Tryezë pune kombëtare mbi sfidat që lidhen me kthimin e luftëtarëve të huaj terroristë (FTF)

Tryezë pune kombëtare mbi sfidat që lidhen me kthimin e luftëtarëve të huaj terroristë (FTF) – Rritja e kapaciteteve kombëtare të Shqipërisë në identifikimin e luftëtarëve të huaj terroristë në kufi

Tryeza e punës dyditore e mbajtur në Shkodër, kishte si synim të promovonte menaxhimin kombëtar (teknik, burimet njerëzore dhe njohuritë mbi modelet e analizës së rrezikut) kapacitetet e Policisë Kufitare dhe të Migracionit për të identifikuar luftëtarët e mundshëm terroristë të huaj (FTF) në pikat e kalimit kufitar, në përputhje me standartet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Pjesëmarrësit ndanë praktikat më të mira, krahasuan strategjitë kombëtare, dispozitat ligjore dhe diskutuan metodat për të përmirësuar bashkëpunimin kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar në trajtimin e kërcënimeve që vijnë nga luftëtarët e huaj terroristë (FTF).

Kjo iniciativë u bashkëorganizua midis Qendrës Koordinuese kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Bashkimit Evropian (BE), Zyrës së Kombeve të Bashkuara mbi Drogën dhe Krimin (UNODC) dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).