Është prezantuar Titullari i ri i Qendrës së Koordinimit Kombëtare Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (Qendra CVE, znj. Lejdi Dervishi. Prezantimi u krye nga zyrtarë të lartë dhe staf mbështetës për çështjet juridike dhe administrative pranë Zyrës së Kryeministrit.
Znj. Dervishi vjen prej një eksperience gati dy-vjeçare me stafin e Qendrës CVE dhe ka një eksperiencë të rëndësishme akademike dhe profesionale në rolin e ri të drejtimit që do të kryejë pranë Qendrës CVE. Në zhvillimin e kësaj detyre, znj. Dervishi zëvendëson ish-drejtuesin e këtij institucioni, z.Agron Sojati. Nga gushti i vitit 2008, ajo ka mbajtur rolin e përgjegjësit të sektorit të shoqërisë civile dhe sigurisë pranë Qendrës CVE.
Gjatë takimit prezantues u bashkëbisedua me stafin e Qendrës CVE mbi konsolidimin që ka tashmë Qendra CVE, si institucion, si dhe mbi për ecurinë e mbarëvajtjes së saj në vazhdim lidhur me sfidat dhe prioritetet e saj në vend dhe në rajon.
Për më shumë informacione mbi drejtuesin e ri të Qendrës CVE, znj. Dervishi, mund të lexoni këtu: https://cve.gov.al/koordinatori-kombetar/?lang=sq