Prezantohet Drejtori i ri i Qendrës së Koordinimit Kombëtare Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm

Qendra CVE në videokonferencë me partnerë të BE-së dhe të rajonit mbi projektin e forcimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve me Ballkanin Perëndimor në menaxhimin e kthimit të LHT-ve
06/07/2020
Qendra CVE merr trajnim mbi “metodat e kërkimit shkencor” organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes
10/07/2020
07/07/2020

Është prezantuar Titullari  i ri  i Qendrës së Koordinimit Kombëtare Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (Qendra CVE, znj. Lejdi  Dervishi. Prezantimi u krye nga zyrtarë të lartë dhe staf mbështetës për çështjet juridike dhe administrative pranë Zyrës së Kryeministrit.

Znj. Dervishi vjen prej një eksperience gati dy-vjeçare me stafin e Qendrës CVE dhe ka një eksperiencë të rëndësishme akademike dhe profesionale në rolin e ri të drejtimit që do të kryejë pranë Qendrës CVE. Në zhvillimin e kësaj detyre, znj. Dervishi zëvendëson ish-drejtuesin e këtij institucioni, z.Agron Sojati. Nga gushti i vitit 2008, ajo ka mbajtur rolin e përgjegjësit të sektorit të shoqërisë civile dhe sigurisë pranë Qendrës CVE.

Gjatë takimit  prezantues  u bashkëbisedua me stafin e Qendrës CVE  mbi konsolidimin që ka tashmë Qendra CVE, si institucion, si dhe mbi për ecurinë e mbarëvajtjes së saj në vazhdim lidhur me sfidat dhe prioritetet e saj në vend dhe në rajon.

Për më  shumë informacione mbi drejtuesin e ri të  Qendrës CVE, znj. Dervishi, mund të lexoni këtu: https://cve.gov.al/koordinatori-kombetar/?lang=sq